Artisan është emri i ndërfaqes CLI të përfshirë me Laravel. Ofron disa komanda ndihmëse për përdorim gjatë zhvillimit të aplikacionit. Fuqizohet nga komponenti Symfony Console.
Për të parë një listë me të gjitha komandat e disponueshme, mund të përdorni komandën list
:
Listimi i të Gjitha Komandave
php artisan list
Çdo komandë ka një seksion ndihme i cila shfaq dhe përshkruan argumentet dhe opsionet e asaj komande. Për të parë ndihmën, thjeshtë shtoni pas komandës fjalën kyçe help
:
Shikimi i Ndihmës për një Komandë
php artisan help migrate
Mundet gjithashtu të përcaktoni mjedisin ku komanda do ekzekutohet duke përdorur çelësin --env
:
Përcaktimi i Mjedisit
php artisan migrate --env=local
Mund të shihni lehtësisht versionin aktual të Laravel duke përdorur opsionin --version
:
Shfaqja e Versionit Aktual të Laravel
php artisan --version